Bota

FOTOT/ Atmosferë dhe sfond spektakolar, kjo është vila ku Biden dhe Putin do të takohen për 5 orë, pa drekë por me kopës

16 Qershor 2021, 10:02 Nga DOSJA
FOTOT/ Atmosferë dhe sfond spektakolar, kjo është vila ku Biden

GJENEVE– Dy orë para takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, detaje të reja janë zbuluar për formatin e takimit. Mediat e huaja raportojnë se takimi do të zhvillohet në një vilë piktoreske të shekullit të 18-të, buzë liqenit në Gjenevë.

Atmosfera do të jetë solemne me një sfond spektakolar. Dy liderët do të qëndrojnë në një vilë elegante me një kopësht prej 30 hektarë në brigjet e Liqenit të Gjenevës.

Gjeneva ka edhe një tjetër simbolikë për Amerikën dhe Rusinë. Qyteti ka qenë pika kyçe dhe udhëkryqi i Luftës së Ftohtë dhe tashmë do të rimarrë vëmendjen e botës. Takimi Biden-Putin është takimi i tretë mes liderëve amerikanë dhe rusë që zhvillohet në Gjenevë. Po në këtë qytet, në vitin 1955, presidenti amerikan Dwight Eisenhower u takua me udhëheqësin sovjetik Nikita Khrushchev.

Takimi i dytë u zhvillua në 1985 kur Presidenti Ronald Reagan takoi Mikhail Gorbaçovin, që u pa si fillimi i fundit të Bashkimit Sovjetik. Takimi i sotëm pritet të zhvillohet që prej orës 13:00 dhe nuk është parashikuar drekë. Palët do të zhvillojnë edhe konferenca shtypi të ndara.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden takimi biden-putin vladimir putin joe biden takimi biden-putin vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...