Bota

25-vjeçarja ‘luan’ me policinë greke, hedh nga dritarja e makinës 14.7 kg heroine dhe më pas përpiqet të arratiset

16 Qershor 2021, 11:17 Nga DOSJA
25-vjeçarja ‘luan’ me policinë greke, hedh nga dritarja

GREQI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ne Greqi ku një vajzë e moshën 25-vjeçare  e cila po transportonte më shumë se 14.5 kilogamë heroinë ka tentuar ti arratisej policisë duke e flakur nga dritarja lëndën narkotike.

Sipas Protothema, thuhet se vajza i përket një linje trafiku të drogës dhe një grupi te strukturuar kriminal. Gjatë kohës që policia po e ndiqte vajza nuk është ndalur por ka tentuar ti ikë policisë. Gjatë ndjekjes 25-vjeçarja hodhi nga dritarja një qese  dhe një jastëk lecke, që përmbante 25 pako heroinë, me peshë totale 14 kg dhe 750 gram heroinë, drogë kjo që dyshohet se e kishte marrë më parë nga një kompani transporti në Kalochori. 

Përfundimisht, ajo u arrestua në zonën e KTEL Maqedonisë, teksa po përpiqej të ikte me vrap pasi braktisi makinën dhe u kthye në mënyrë agresive kundër ndjekësve të cilët e prangosën më pas.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota greqi vajza tenton ti ike policise greqi vajza tenton ti ike policise

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...