Bota

Selena Gomez kritikon Boris Johnson për dhurimin e vaksinave: Deri në shtator është shumë vonë

16 Qershor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Selena Gomez kritikon Boris Johnson për dhurimin e vaksinave: Deri në

BRITANI-Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka kritikuar kryeministrin e Anglisë Boris Johnson për angazhimin e tij në lidhje me vaksinat e tepërta kundër Covid-19 përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka kritikuar Johnson për njoftimin se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë pesë milion doza vaksinash kundër koronavirusit të ri që kanë mbetur dhe ka thënë se aq vaksina deri në shtator janë shumë vonë.

“Ju premtuat se Britania do të dhuronte të gjitha vaksinat e tepërta. Boris Johnson, pesë milion deri në shtator është shumë vonë,” shkroi Selina Gomez në Twitter, duke etiketuar Johnson.

.@BorisJohnson, 5million doses by September is too little too late. You promised Britain would donate ALL its surplus vaccines. Ahead of the #G7 Summit in Cornwall, call on the PM to help meet 1B doses @glblctzn: https://t.co/BP6qmSoC6N

— Selena Gomez (@selenagomez) June 11, 2021

“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë ne do të bëjmë një hap të madh drejt fitores kundër pandemisë”, tha Johnson në një deklaratë përpara takimit të G7 në Cornëall.

Më herët gjatë javës, aktore dhe këngëtare, atletë, përfshirë Priyanka Chopra, Billy Ellis dhe David Beckham, u bënë thirrje udhëheqësve të G7 të dhuronin 20% të vaksinave të tyre në vendet e varfëra.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson selena gomez vaksinat boris johnson selena gomez vaksinat

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...