Bota

“Është mashtrues ordiner”/ Haradinaj: Kurti po e rikthen dialogun Kosovë-Serbi në fillim

16 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
“Është mashtrues ordiner”/ Haradinaj: Kurti po e rikthen

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qasja e Albin Kurtit në procesin e dialogut me Serbinë është e gabuar. Në një intervistë për KosovaPress, Haradinaj është shprehur se Kurti dëshironte që të shkonte në atë takim vetëm me një pikë, njohjen reciproke me Serbinë. Më tej, ai e ka quajtur Kurtin si mashtrues ordiner, i cili po mashtron popullin e Kosovës.

“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordiner dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme. Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”, tha Haradinaj.

Sipas politikanit opozitar, Kurti po e rikthen dialogun në fillim dhe po kërkon të krijojë marrëdhënie të re ekonomike me Serbinë, më të avancuar se nisma e njohur si Mini Shengen.

Haradinaj u shpreh se qasja e Kurtit në dialgun me Serbinë ishte e gabuar dhe se me këtë qasje ai po e rikthen dialogun në fillim. Më tej, Haradinaj u shpreh se Kurti po kërkon që të krijojë marrëdhënie ekonomike me Serbinë.

Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon me kriju marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se Mini-Shengeni, para njohës, që është një rrezik dhe njëkohësisht është proces që përfshinë BE-në dhe që stërzgjatet, po ashtu e ka të gabuar qasjen për një marrëveshje paqe, ajo që i mbetet Kosovës me Serbinë është njohja, kryeministri ish dashtë pas gjithë kësaj kohe më në fund të shkojë me vetëm një pikë të rendit të ditës, njohjen reciproke dhe çështjet që lidhen me njohjen por jo edhe ta relativizojë çështjen e njohjes me çështje të CEFTA-s dhe SEFTA-s”, tha Haradinaj.

Në takimin e djeshëm, Kurti i kërkoi fillimisht kreut të shtetit serb që të njihte pavarësinë e Kosovës, duke rreshtuar edhe 4 pikat ku dëshironte që të pozicionohej dialogu. Vuçiç nuk e ka pritur mirë kërkesën, duke iu përgjigjur me: Kurrë!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj albin kurti dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...