Bota

Raporti: Abuzimet seksuale në internet në Koren e Jugut, gratë dhe vajzat futen ne depresion

16 Qershor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Raporti: Abuzimet seksuale në internet në Koren e Jugut, gratë

KOREJA E JUGUT- Epidemia e abuzimit seksual në internet në Korenë e Jugut po ndikon negativisht në të gjitha gratë dhe vajzat në vend të abuzuara. The Guardian shkruan se përdorimi i kamerave të fshehura për të filmuar ose për të ndarë imazhe të qarta të femrave pa pëlqimin e tyre, po detyron viktimat të mendojnë për vetëvrasje ose të marrin në konsideratë të lënë punën e tyre ose të largohen nga vendi. 

Traumat përkeqësohen nga takimet me policinë, tha organizata Human Rights (HRW), duke i bërë thirrje qeverisë të vendosë dënime më të ashpra dhe riedukime për meshkujt, të cilët kanë abuzuar me femra.

“Krimet dixhitale seksuale janë bërë aq të zakonshme në Korenë e Jugut sa po ndikojnë në cilësinë e jetës së të gjitha grave dhe vajzave. Gratë dhe vajzat na thanë se shmangnin përdorimin e tualeteve publike dhe ndiheshin të shqetësuara për kamerat e fshehura në publik dhe madje edhe në shtëpitë e tyre. Një numër alarmant i të mbijetuarve të krimeve dixhitale seksuale thanë se kishin menduar për vetëvrasje”,tha drejtoresha e përkohshme e HRW, Heather Barr.

Raporti, bazuar në 38 intervista dhe një sondazh në internet që përfshin qindra gra, tha se ndjekjet penale të krimeve seksuale që përfshinin filmime të paligjshme u rritën 11 herë midis 2008 dhe 2017, sipas të dhënave nga Instituti Koreane i Kriminologjisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota heather barr human rights krimet seksuale ne koren e jugut heather barr human rights krimet seksuale ne koren e jugut

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...

Bota 16 Qershor 2021, 07:55

Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë

GJENEVË- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajnë të mërkurën (16 qershor) takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën ...