Bota

Britania vendi me numrin më të lartë të infektimeve me Covid-19 në Evropë, lë pas edhe Spanjën

16 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Britania vendi me numrin më të lartë të infektimeve me

BRITANI-Anglia ka tashmë shkallën më të lartë të infektimit me koronavirus në Evropë duke ia kaluar Spanjës.

Sipas mediave statistikat e përpunuara nga platforma kërkimore me bazë në Universitetin e Oksfordit “Our World in Data”, tregojnë se mesatarisht 107.3 persona për një milionë në Britaninë e madhe kanë rezultuar pozitivë për virusin çdo ditë, gjatë javës së fundit.

Britania, prej muajsh ishte një nga vendet një nga vendet më pak të prekura në kontinent, pasi nisi përpara BE-së procesin e vaksinimit ndërsa pjesa më e madhe e vendeve evropiane ishin të goditura nga një valë e dytë e pandemisë. Por, prania e variantit infektues Delta ka bërë që shkalla e infektimit në vend të rritet sërish, duke e detyruar Kryeministrin Boris Johnson të shtyjë planin për lehtësimin e masave.

Britania e Madhe është tashmë përpara 43 vendeve të tjera Evropiane të përfshira në statistikë. Pasohet nga Spanja me 104.6 raste për 1 milionë banorë, e ndjekur nga Letonia (92.1) dhe Andorra (90.6). Italia, një nga vendet evropiane më të goditura nga pandemia marsin e kaluar tani numëron vetëm 28.5 raste për i milionë banorë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani covid-19 koronavirus ne evrope britani covid-19 koronavirus ne evrope

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2021, 09:33

Takimi me Biden, Putin niset për në Gjenevë 

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është nisur nga Rusia për në Gjenevë. CNN shkruan se Putin do të takohet me Biden rreth orës 13:00 me orën lokale.Ndërkohë q...

Bota 16 Qershor 2021, 07:55

Bisedimet Biden-Putin mund të zgjasin disa orë

GJENEVË- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajnë të mërkurën (16 qershor) takimin e tyre të parë që kur Biden mori detyrën ...