Politike

‘Një sekond Ben!’/ Gazetarja i drejtohet Arben Ristanit, ndërhyn Imami: I ke të transmetuara, më lër te mbaroj, nuk po

16 Qershor 2021, 10:46 Nga DOSJA
‘Një sekond Ben!’/ Gazetarja i drejtohet Arben Ristanit,

TIRANË– Gjatë konferencës së sotme të ‘grupit të PD-së’ pas zgjedhjeve të 13 qershorit, u vu re një situatë e tensionuar mes Arben Imamit dhe gazetares së ‘TvKlan’, Jolldiz Mitro. Kjo e fundit i drejtohet Arben Ristanit duke e pyetur se përse nuk e kishte urdhëruar regjistrimin e statutit të ri në Gjykatë, ndërhyu Arben Imami.

Ky i fundit i thotë se pyetjet i ka të transmetuara, ndërsa gazetarja i shprehet se po e fyen.


BISEDA:

Pyetja: A ndiheni përgjegjës për gjithë këto paligjshmëri të Bashës? Dhe në cilin nen, detyrohet kryetari i Partisë dhe jo administrata e partisë që të bëjë regjistrimin e statutit në Gjykatë dhe përse nuk e keni urdhëruar ju kur keni qënë sekretar i përgjithshëm që të bëhej një gjë e tillë.

Arben Imami: Një sekond Ben të lutem. Dhe sikur të ketë përgjegjësi Ben Imami apo Ben Ristani është e parëndësishme .Zoti Ristani e shtroi qartë, partia ka nevojë të rregjistrohet, nuk është rregjistruar, është gabim. Sa kohë ka marëveshje, mirëkuptim, garë, askush nuk kujtohet për statutin.

Arben Ristani: Kam përgjigje unë.

Arben Imami: E di unë që ke. I kuptoj dhe pyetjet e transmetuara.

Gazetarja: Zoti Imami …

Arben Imami: Më lër të lutem.

Gazetarja: Unë jam gazetare kam të drejtën e pyetjes.

Arben Imami: Ti je gazetare të pyesësh, më lër të mbaroj

Gazetarja: Kam mbi 20 vjet që mbuloj Partinë Demokratike.

Arben Imami: Ti mund të kesh dhe 40 dhe shumë mirë, vazhdo në atë drejtim.

Gazetarja: Po më vjen shumë keq që po më fyeni

Arben Imami: Jo nuk po të fyej fare

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben imami grupi per pd konference 16 qershor 2021 arben imami grupi per pd konference 16 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2021, 10:39

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodër, Voltana Ademi ka dërguar në Gjykatën e Tiranës zgjedhjet e Pjerin Ndreut si kryetar të Shoqatës së Bashkive, ku kërkon s...