Politike

‘Kam një porosi për ju…’/ Rama takime “ekselentët”: S’ka ‘hajt se do flasim’, komunikoni hapur

16 Qershor 2021, 08:29 Nga DOSJA
‘Kam një porosi për ju…’/ Rama takime

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një nga grupet e aplikantëve për nismën “Gati për Shqipërinë”. Me radhë, njëri pas tjetërit, aplikantët janë prezantuar, ndërsa ndiqeshin nga disa ministra të kabinetit dhe nga vetë kryeministrit Rama.

Ky i fundit pasi ka dëgjuar të gjithë teksa flasin, kërkoi që të bëjnë durim dhe të kontaktojnë gjatë gjithë kohës me “Byronë” e ngritur për menaxhimin e tyre.


Faleminderit të gjithëve ju, kam porosi që të mos humbni durimin edhe kontaktin me byronë ta mbani të drejtpërdrejtë. U bë takimi me një ministër dhe u tha se do të të kontaktojmë. Dhe nuk po kontaktoheni, bëjani byrosë me dije. Kështu që iu takon ju që të mos humbni burimin dhe të komunikoni hapur dhe drejtpërdrejtë derisa të mbarojë ku proces, pa mbetur “hajde se do të flasim”,”-tha Rama në fjalën e tij.

Vetëm pak javë më parë kryeministri Rama publikoi një adresë, ku ftoi të gjithë studentët ekselentë që të shprehnin idetë dhe projektet e tyre për mandatin e tretë qeverisës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gati per shqiperine edi rama gati per shqiperine

Sondazh

Poll