Politike

‘Rama nuk ka parë asnjë të keqe nga Basha që ta heqë’/ Kundërpyetjet e Nishanit për Bashën: Çfarë të këqijash pa

16 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
‘Rama nuk ka parë asnjë të keqe nga Basha që ta

TIRANË– Bujar Nishani, pjesë e ‘Grupi për PD’, listoi në fund të konferencës disa kundërpytje për Lulzim Bashën. Ai bëri disa pyetje, në të cilat u shpreh se Rama nuk ka parë asnjë të keqe nga ai që ta largojë nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.


Nishani: Përfshihemi të gjithë te akuzat e Bashës, që sipas tij Rama po investohet fort për ta larguar nga posti i kryetarit të PD. Fatmirësisht Rama nuk e realizoi dot dëshirën e tij. Unë kam të drejtë të bëj një kundërpyetje për Bashën dhe ata që mund të trullosen për akuzën e Bashës. Pse Edi Rama nuk e do Bashën në krye të PD? Cfarë të këqijash ka parë te Basha? A ishte Basha ai që ia fali reformën territoriale, po. A ishte Basha që ia fali zgjedhjet e 2017-ës, a ia fali parlamentin me 100% vota? A po ia konfirmon masakrën që bëri duke shkuar në parlament, Edi Rama nuk ka parë asnjë të keqe nga Basha që ta heqe. Ai është atje komod sado Basha të jetë atje jokomod. Dhe Shqipëria do të vazhdojë të vuajë akoma më keq, nga një pushtet i tillë.

Zgjedhjet në PD/ ‘U përjashtuan nga votimi 28 mijë anëtarë’, Harxhi: Na kërcënuan vëzhguesit, votuan me foton e Bashës. Nishani: Basha përfaqëson minorancën e partisë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani grupi per pd konference 16 qershor 2021 bujar nishani grupi per pd konference 16 qershor 2021

Sondazh

Poll