Politike

‘Listat ishin si organizatë terroriste’/ Ristani: PD është jashtë shtratit ligjor. Imami: I them Bashës, nuk je kryetar

16 Qershor 2021, 08:47 Nga DOSJA
‘Listat ishin si organizatë terroriste’/ Ristani: PD

TIRANË– Arben Imami dhe Arben Ristani gjatë fjalës së tyre në konferencën e përbashkët të ‘Grupi për PD’ u shprehën se listat në zgjedhjet e PD-së, ishin si organizatë terroriste. Ristani u shprej se PD është jashtë shtratit ligjor ndërsa Imami i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk është kryetar i një partie komuniste dhe terroriste.


Ristani: Nuk kemi kod zgjedhor në PD-në. Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendose në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë. Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor”, tha Ristani.

Imami:Në vitin 2017 z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 vitesh kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë.

Zgjedhjet në PD/ ‘U përjashtuan nga votimi 28 mijë anëtarë’, Harxhi: Na kërcënuan vëzhguesit. Nishani: Basha përfaqëson minorancën e partisë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi per pd konference 16 qershor 2021 grupi per pd konference 16 qershor 2021

Sondazh

Poll