Politike

‘Votuan me foto të Kryetarit’/ Harxhi: Vëzhguesit janë kërcënuar, ne nuk na u ofrua asnjë burim financiar, Basha kisht

16 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
‘Votuan me foto të Kryetarit’/ Harxhi: Vëzhguesit

TIRANË– Edit Harxhi doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, bashkë me grupin për PD-në, pas humbjes në zgjedhje. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se në votim janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të PD-së, madje shtoi se ka pasur nga ata që kanë votuar dhe pa karta anëtarësie. Harxhi tha se ka pasur raste që disa anëtarë kanë votuar me foton e kryetarit, të cilën e paralelizon me kohën e diktaturës.


DEKLARATA:

Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijrea demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ata anëtarë që kanë shkuar në qendrat e votimit me karta të lëshuara nga Azem Hajdari. Është shkelja më e rëndë. Mesa kam kuptuar kështu ka ndodhur dhe me anëtarët e tjerë. Është vendosur që vëzhduesit do të qëndronin ulur. Kanë votuar njerëz pa karta anëtarësie. Vëzhguesit nuk janë lejuar që të votojnë.

Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhorë janë bërë anëtarë të rinj. disa kanë votuar vetëm me një kontrabilitet. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit.Votimi nuk e ka kaluar 30% në disa njësi. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar. Ka qënë njësia numër 4 në Tiranë. Në Gjirokastër, vëzhguesi im nuk u lejua që të votojë pasi nuk kishte emër në listë. Në disa qendra është votuar me fotografinë e kryetarit aktual. Kutitë nuk kanë pasur masa sigurie. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatëve nuk iu ofrua asnjë ndihmë financiare dhe njerëzore vetëm kryetarit aktual. Basha ka pasur të gjithë burimet financiare. Ka tre javë që ne nuk dëgjojmë për manipulimin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në PD/ ‘U përjashtuan nga votimi 28 mijë anëtarë’, Harxhi: Na kërcënuan vëzhguesit. Nishani: Basha përfaqëson minorancën e partisë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi per pd konference 16 qershor 2021 grupi per pd konference 16 qershor 2021

Sondazh

Poll