Politike

Shkon në Kuvend me biçikletë rozë, Jenishehri “hapet”: Është për sport, kam fuoristradë, jam pronar me biznese. Po t

16 Qershor 2021, 08:25 Nga DOSJA
Shkon në Kuvend me biçikletë rozë, Jenishehri

TIRANË– Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur se ka të ardhura të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për pagën si deputet.

I ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, deputeti ka theksuar se është pronar i një biznesi, nga e cila merr 900 mijë lekë qira mujore. Madje shton se ka edhe një makinë luksoze tip fuoristradë, por lëviz për sport me biçikletë.

“Është një gabim se ne njerëz jemi. Se dhe mediat kanë bërë mediat. Nga ana juaj është gabimi njerëzor. Se unë kam thënë një pensionist është 75-90 vjeç. Ai ka nipër e mbesa të veta. Por ata janë në pension. Janë pensionista që kanë nipa e mbesa që i kanë moshatar. Jo të një brezi. U kam thënë mediave që i kam falur për këtë që kanë bërë. Më është prish normalin. Se më kanë nxjerrë si një njeri të lodhur. Do bëj kallëzim unë për Metën. Do përfundoi burg. Do i bëj kallëzim penal se ka shpërdoruar detyrën. Marr 9 milion lek në muaj. Jam pronar i një objekti dhe s’kam nevojë për lekë. Jam me kontratë qiraje. Kam fuoristradë. Po makina të fut Covidin. Ndërsa biçikleta i fut trotuarit.”

Ndërkohë Jenishehri ka treguar edhe një histori tjetër nga e kaluara e tij duke thënë se ka qenë një trajner profesionist, madje shtoi se  futbollistët stërviteshin më të bëheshin gati për kombëtaren.

“Kam qenë trajner futbolli. Por unë kam nxjerr një mënyrë që nga i zakonshëm bëhesh futbollist i jashtëzakonshëm. I kam thënë Federatës hajde më merr. Por ata më thonë bëjë libër dhe ta marr unë. Ilir Kepës i kam bërë 30 seanca. Ilir Pelinku i kam bërë stërvitje për cdo ditë.” 

Ndërkohë në fund të emisionit, Jenishehri është shprehur se pushimit ka dëshirë që t’i kalojë në Durrës, ku me siguri do të shkojë me mjetin e luksoz.

“Për pushime kam qejf që të shkoj në Durrës.”

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike selami jenishehri selami jenishehri

Sondazh

Poll