Politike

‘Ngrihet i pushtetshmi dhe vjedh zgjedhjet’/ Nishani: Basha përfaqëson minorancën e PD

16 Qershor 2021, 09:01 Nga DOSJA
‘Ngrihet i pushtetshmi dhe vjedh zgjedhjet’/ Nishani:

TIRANË– Bujar Nishani, pjesë e ‘Grupit për PD’ u shpreh ditën e sotme se Lulzim Basha përfaqëson minorancën e partisë, pasi votuan më pak se 30% e anëtarësisë në zgjedhje. Nishani shtoi se në Devoll, kreu i PD-së deklaroi se ndihet i turpëruar pasi anëtarëve iu mohua pjesmarrja në votim.


DEKLARATA:

Eshtë një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vet. Bëhen zgjedhjet në parti ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij.Në Korçë patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit pasi nuk anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet.Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot, Basha  përfaqëson minorancën e PD më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së.

Zgjedhjet në PD/ ‘U përjashtuan nga votimi 28 mijë anëtarë’, Harxhi: Na kërcënuan vëzhguesit, votuan me foton e Bashës. Nishani: Basha përfaqëson minorancën e partisë

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani grupi per pd konference 16 qershor 2021 bujar nishani grupi per pd konference 16 qershor 2021

Sondazh

Poll