Politike

‘Unë vdes për to’/ Rama batuta me të riun që do të kontribuojë në Shqipëri: Mund të punosh edhe me mua me 3D

16 Qershor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Unë vdes për to’/ Rama batuta me të riun që do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është takuar sot virtualisht me studentët ekselentë qëkanë dërguar projektet e tyre. Njëri prej tyre, u shpreh i interesuar për të dhënë kontributin e tij në fushën e Energjitikës, duke u shprehur se kishte punuar në Amerikë.

Në bisedë e sipër, Rama me batutë i ka kërkuar që ta bëjë edhe atë në formatin 3D, duke ironizuar kritikët, të cilët i komentojnë në rrjete sociale se projektet që nxjerr janë thjesht projektime. 

PJESË NGA BISEDA: 

Flavio Jonuzaj: Kam pasur disa eksperienca në industri në Amerikë. Kam pasur eksperienca pune dhe mësimdhënie në Amerikë, në kërkime shkencore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D. Ka disa muaj që jam kthyer në Shqipëri dhe pasi ndoqa fushatën dhe pashë që Shqipëria kishte plan për të bërë kampion në fushën e energjitikës mendoj se mund të jap kontribut në këtë fushë.

Rama: Ti mund të punosh edhe me mua për 3D, se unë vdes për 3D.

Flavio Jonuzaj: Patjetër pse jo (qesh)

Rama: Ok, me ministren e Energjisë është e qartë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama flavio jonuzaj gati per shqiperine edi rama flavio jonuzaj gati per shqiperine

Sondazh

Poll