Aktualitet

‘Janë marrë me kredi’/ SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë! Avokatët e Ylli Ndroqit JUSTIFIKOHEN: Janë 17 milionë eur

15 Qershor 2021, 10:33 Nga DOSJA
‘Janë marrë me kredi’/ SPAK kërkon sekuestrimin e

TIRANË- SPAK kërkoi ditën e djeshme në gjykatë sekuestron e 32 pronave, (biznese, pasuri të paluajtshme, makina e televizione) të manjatit të medias Ylli Ndroqi. Avokatët e Ndroqit, shprehen se pasuria është normale pasi bizneset kanë vazhduar punën, edhe pse kanë qenë me administratorë shtetërorë.

Avokatët e zotit Ndroqi, Daci dhe Bashkim Muçi e konsideruan një veprim të tillë politik.

“Nuk mund të sekuestrojë shteti pasuri që nuk janë të Ylli Ndroqit, por janë të bankës. Bizneset janë me kredi. Dhe nuk janë pronë e tij. E gjithë Ora News, është bërë me kredi bankare, janë garanci për shlyerjen në bankë. Duhet të jesh injorant që të pretendosh që mallin e huaj ta konfiskosh. Prona bëhet e z. Ndroqi kur shlyhet e gjithë kredia. Nuk kanë turp, se nuk marrin vesh dihet, vetëm nëse duan të bëjnë ushtarin e ndonjërit me urdhër politik. Për secilin vit ne kemi justifikuar çdo cent. Sfidojmë këtë të dojë dhe e vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin. Kemi dokumentacion të saktë dhe me bilance. Ata kanë marrë dhe duan të konfiskojnë apartamente të privatizuar në vitet ’90 si gjithë shqiptarët, ose akoma kërkojnë të konfiskojnë varrezat e fshatit” tha Daci për median Ora News.

“Për të mos thënë se të ardhurat i kemi 17 milionë, por vlera e pasurisë është shumë herë më e madhe. Prokuroria ka ngatërruar vlerën e pasurisë me vlerën e të ardhurave. Edhe nëse të ardhurat do të ishin në disproporcion, sekuestrimi duhet të ishte në raport më përqindjen që pretendohet, jo vlerën e përgjithshme të pasurive” tha ai.

Avokati Besnik Muçi tha:

“Me kaq sa thash unë janë 5.5 milionë euro të ardhurat nga fitimi i Yldonit dhe kreditë bankare. Ndërsa prokuroria thotë se ka 8 milionë të ardhura dhe 11 milionë euro shpenzime, por nuk dalin fare në detaje se si kanë arritur në këtë përfundim. Sepse ky është përfundim shumë i rëndësishëm financiar. Dora e ekspertit është një akt themelor për diçka të tillë këtu. Vetë eksperti thotë ka 8 milionë euro të ardhura, por ne i kemi paraqitur fakte konkrete për të ardhurat e z. Ndroqi janë 17 milionë euro, por janë përgjysmuar nga ekspertët. Ne i kemi çuar të gjitha dokumentet për të gjitha të ardhurat. Nuk e kuptoj se si janë përgjysmuar këto para. Ne themi se z. Ndroqi ka 13 milionë euro shpenzime” tha Muçi.

Në hetime për pasurinë e Ndroqit, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. 32 pasuri, të cilat përfshijnë prona, makina, kompani madje dhe televizione do të konfiskohen.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ylli ndroqi ylli ndroqi

Sondazh

Poll