Aktualitet

Ia transferuan nipin, i dënuari për trafik droge thyen masën e arrestit, del nga shtëpia! Rreh dy policë, por s’u shp

15 Qershor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Ia transferuan nipin, i dënuari për trafik droge thyen masën e

KRUJË– Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit, për shkak se ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të burgut të Fushë Krujës. 41-vjeçari Bledar Corra, i cili po vuante dënimin në shtëpi, ka dalë duke goditur dy policë të burgut të Fushë-Krujës.

BalkanWeb mëson se ai shkoi për të kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu i Fushë-Krujës në një tjetër dhe gjatë debatit nuk ka ofenduar goditur 2 policë të burgut. Corra u arrestua dhe mësohet se në momentin e sherrit, 41-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Ai u arrestua kohë më parë për trafik droge së bashku me persona të tjerë, por më pas u lirua nga qelia në arrest shtëpie pasi kishte vuajtur 2/3 e dënimit.

Njoftimi i Policisë:

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar corra policia e shtetit bledar corra policia e shtetit

Sondazh

Poll