Sport

Qante në cep të fushës! Kush është bashkëshortja e Eriksen, parukierja që la profesionin për të ndjekur ëndrrat e të

15 Qershor 2021, 08:31 Nga DOSJA

DANIMARKË– Pas incidentit që ndodhi me futbollistin Christian Eriksen personat të cilët iu afruan menjëherë për t’i ofruar ndihmë ishin të shumtë, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishtë gruaja e tij Sabrina Kvist Jensen. Kjo e fundit, u fut menjëherë në fushën e lojës dhe ndiqte me “zemër në dorë” ç’po bënin mjekët, pasi kishte menduar se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë.

Kush është gruaja e Eriksen?

Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, në kohën kur Eriksen luante për skuadrën e Ajax. Sabrina, ishte një parukiere profesioniste, por përtej kësaj, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013.

Në Londër ajo u bë mikeshë e ngushtë me gruan e sulmuesit Harry Kane, Katie Woodland. Ndërsa, tanimë, ajo jeton me Christian në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e ekipit të Interit.

Christian është njohur me Sarbrinën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe. Përkundër rrogës së lartë që futbollisti përfiton, ata kanë shmangur jetën mes luksit, udhëtimeve apo veshjeve të markave më të njohura, duke preferuar një jetë të qetë. Sabrina aktualisht i ka shkëputur marrëdhëniet me punët dhe kujdeset për fëmijët e saj me Eriksen, një djalë 3 vjeç dhe një tjetër foshnjë që ka lindur këtë vit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian eriksen sabrina kvist jensen christian eriksen sabrina kvist jensen

Sondazh

Poll