Sport

“Çfarë do që vjen, është më mirë”, Ronaldo mban në ankth Juventusin, portugezi flet për të ardhmen

14 Qershor 2021, 16:55 Nga DOSJA
“Çfarë do që vjen, është më

PORTUGALI-Në prag të ndeshjes Euro 2020 kundër Hungarisë, Cristiano Ronaldo nuk e ka bërë të qartë se me cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm. “E ardhmja ime te Juventus apo diku tjetër? Unë kam luajtur në maksimum prej vitesh, kjo nuk do të ndikojë tek unë në Europian, tani jam 36 vjeç. Çdo gjë që do të vijë do të jetë më e mirë. Tani unë jam përqendruar në Europian,” tha kapiteni i Portugalisë.

Futbollisti i Juventusit është i përqëndruar në objektivat personal por edhe atë të përfaqësueses.Portugezi po përgatitet të luajë kampionatitn e pestë.

“Ky rekord është i bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitosh Europianin e dytë rresht ”, shpjegoi sulmuesi. “Skuadra ka punuar mirë që nga seanca e parë stërvitore, ne jemi gati.” Përfundoi portugezi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus portugalia ronaldo juventus portugalia ronaldo

Sondazh

Poll