Sport

Drithërima dhe emocione, Suedia bllokon mes infarktit Spanjën

14 Qershor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Drithërima dhe emocione, Suedia bllokon mes infarktit Spanjën

SPANJË-Debuton në Euro 2020 edhe Spanja, që nuk shkoi përtej një barazimi 0-0 në përballjen ndaj Suedisë në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas, ku u regjistrua edhe ndeshja e parë pa gola e këtij kompeticioni, nga 10 të tilla të zhvilluara deri tani.Një pjesë e parë që foli tërsisht për Spanjën që u instalua në portën e suedezëve, ku rasti i parë erdhi në mknutën e 16-të me DANI Olmon,por ishte reagimi i Olsen që evitoi një gol të sigurtë.

Spanja funksionon me ide,por goli mungon. Morata në minutën e 38-të kishte mundësinë më të artë për të realizuar, por sulmuesi bën më të vështirën përballë portierit kundërshtar. Suedia vetëm mbrohet dhe pret momentin të gjejë të papërgatitur Spanjën për ta goditur. Shpejtësia e  Issac i hap probleme mbrojtjes spanjolle, sulmuesi I Real Sociedat mund ti kishte hapur telashe spanjollëve, por topi i përplasur fillimisht te Jorente e më pas në shtyllë, bën që shifrat të mbeten të pandryshuara.

Edhe pjesa e dytë kishte po të njëjtën situatë, me Spanjën që vazhdon sulmet ku duhet përmendur edhe tentativa e Moratës që nuk kishte kuadrat, ndërsa në të 61-tën sulmuesi i Suedisë Berg nuk shënon pothuajse me portën e boshatisur. Vërshëllima finale e arbitrit slloven Vincic, la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport spanja suedia spanja suedia

Sondazh

Poll