Sport

La botën “pa frymë” kur u plas në tokë! Eriksen në top formë, shaka me mjekët, poston edhe foto nga spitali:

15 Qershor 2021, 07:25 Nga DOSJA
La botën “pa frymë” kur u plas në tokë! Eriksen

DANIMARKË– Christian Eriksen është në gjendje stabël! Shokët e skuadrës e kanë vizituar në spital, ku edhe kanë evidentuar se futbollisti ishte në gjendje të mirë dhe bënte shaka me mjekët. 

Madje Eriksen ka shpërndarë një foto nga shtrati i tij në spital në Instagram, duke përcjellë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️Unë jam mirë. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme,“-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË: 

 

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

Eriksen u plas në tapetin e blertë në ndeshjen e tij të parë për këtë Europian, përballë Finlandës, pasi pësoi arrest kardiak. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian eriksen euro 2020 lendimi i eriksen christian eriksen euro 2020 lendimi i eriksen

Sondazh

Poll