Sport

Veprimi i papritur, Cristiano Ronaldo largon Coca-Cola nga tavolina: Ujë më mirë

15 Qershor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Veprimi i papritur, Cristiano Ronaldo largon Coca-Cola nga tavolina: Ujë

PORTUGALI– Portugalia nis sot aventurën në Euro 2020, në një ndeshje përballë Hungarisë. Ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo, edhe këtë herë nuk ka munguar. Ai ka dalë në një konferencë i shoqëruar nga trajneri Fernando Santos ku foli për ekipin dhe objektivat në ndeshjen përballë hungarezëve.

Por, teksa të gjithë po zinin vendet, Ronaldo ka bërë një veprim që është kthyer tashmë në viral. Ai dëmtoi imazhin e pijes “Coca-Cola” duke kërkuar zëvendësimin e saj me ujë.

Momenti:

Portuguese star footballer player Cristiano Ronaldo reacts to the Coca-Cola bottles standing on the table at press conference held before the Hungary match. He lifted them up and said “Drink water”. ?#EURO2020 | #POR pic.twitter.com/MTYkJPoft8

— Erolbora9#EURO2020 (@Erolbora91) June 14, 2021

Ylli i Juventusit më pas iu drejtua përfaqësuesve të medias duke iu thënë se ata nuk duhet të pinë pije të gazuara, por më shumë ujë. CR7 u tregua shumë i guximshëm duke injoruar një nga sponsorat zyrtarë të kompeticionit. Tashmë ai rrezikon një gjobë nga UEFA, për një veprim tejet të guximshëm.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo

Sondazh

Poll