Sport

Ekskluzive / Thomas Brdariç rinovon, edhe sezonin e ardhshëm në krye të Vllaznisë

14 Qershor 2021, 19:22 Nga DOSJA
Ekskluzive / Thomas Brdariç rinovon, edhe sezonin e ardhshëm në

TIRANE – Tashmë nuk ka më dilema. Trajneri gjermano-kroat Thomas Brdariç do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës kuqeblu të Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Dosja.al” ka mësuar nga burime të sigurta, pranë drejtuesve të klubit shkodran, se tekniku Brdariç me t’u kthyer në Shqipëri nga Gjermania, është takuar me sponsorin Alban Xhaferi dhe në fund të këtij takimi, ata kanë shtërnguar duart për të vazhduar bashkëpunimin midis tyre edhe për sezoni në vijim.

Këtu mbyllet edhe “telenovela” e përfolur e këtyre ditëve, nëse trajneri Thomas Brdariç do të vazhdonte të qëndronte në krye të pankinës së Vllaznisë, apo do të largohej. Nga drejtuesit shkodranë, mësohet gjithashtu, se nesër do të firmoset edhe kontrata, e cila edhe pse ka vlerë ligjore, tani është një procedure thjeshtë burokratike.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferi skuadra shkodrane thomas brdaric. trajneri gjerman vllaznia alban xhaferi skuadra shkodrane thomas brdaric. trajneri gjerman vllaznia

Sondazh

Poll