Sport

Çekia tregon kush është “i zoti” i shtëpisë, dhuron spektakël në Glasgou

14 Qershor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Çekia tregon kush është “i zoti” i

SKOCI – Dy gola të Patrik Schick i dhuruan Çekisë tri pikët e para në Euro 2020. Kombëtarja që 6 ditë më parë zhvilloi një miqësore ndaj Shqipërisë, të cilën e fitoi 3-1, ia doli të mposhtë Skocinë në shtëpi me dy gola spektakolarë.

Goli i parë ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe atë e kanë realizuar çekët. Minuta e 42-të dhe finalizim i Patrik Schick.

Minuta e 52-të, kundërsulm i Çekisë dhe finalizim perfekt i 25-vjeçarit, i cili gjeti rrjetën nga mesi i fushës, duke shënuar ndoshta golin më të burku të Europianit deri më tani.

Vendasit nuk përfituan dhe pse ndeshja u luajt në “Hampden Park” të Glasgout dhe si rrjedhojë dolën pa pikë nga sfida e parë, që luanin në një Europian pas plot 25 viteve (1996).
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport skoci-ceki skoci-ceki

Sondazh

Poll