Sport

VIDEO/ Polonia dështon në start, Sllovakia bën surprizën e madhe në Grupin E

14 Qershor 2021, 17:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Polonia dështon në start, Sllovakia bën surprizën e

RUSI– Polonia humbet me shifrat 2-1 ndaj Sllovakisë,përballje kjo e vlefshme për Grupin E. Start zhgënjyes i wandoëskit me shokë që ndërlikojnë çdo gjë sa I përket kalimit të raundit. Një përballje që nisi keq për polakët.Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 18’.Një aksion i bukur individual i numrit “20” Mak që lirohet nga Bereszynski me një tunel dhe godet te shtylla e parë, duke befasuar portierin e Juventusit të cilit i karombolohet topi dhe përfundon në rrjetë.

Sllovakët ishin më kërkues me Kuckan apo Hamsik por pa mundur dot të dyfishonin shifrat,ndërkohë që në këtë fraksion Polonia provoi në  minutën e 42’ me Leëandoëskin me goditjen që shkoi jashtë. Mjaftuan 30 sekonda nga starti i pjesës së dytë që Polonia të gjejë menjëherë golin e barazimit në sulmin e parë ndaj Sllovakisë:Rybus merr korsinë e majtë dhe vendos në qendër një top ku mesfushori i Torinos, Linetty gjen devijimin perfekt dhe golin e 1-1.

Në momentin më të mirë të Polonisë, Krychowiak ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën në inferioritet numerik. Edhe pse Polonia u mundua të mbrohej, sllovakët gjetën golin e avantazhit në minutën e 69’ me futbollistin e Interit, Milian Skriniar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 poloni-sllovaki euro 2020 poloni-sllovaki

Sondazh

Poll