Bota

Ukraina kërkon konfirmimin e Biden për anëtarësim në NATO, Zelensky: Vendi ka nevojë për mbështetje financiare

14 Qershor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Ukraina kërkon konfirmimin e Biden për anëtarësim në

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një interviste tha se vendi po pret një përgjigjë ‘po’ ose ‘jo’ në lidhe me anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Atlantike. Ai tha se SHBA duhet ti sigurojë një mbështetje të mëtejshme financiare.

Ndërkohë gjatë samitit të sotëm të NATO-s sekretari i përgjithshëm, Jens Stolenberg tha se nuk ka ndonjë afat apo datë të caktuar bashkimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Aleancë duke përsëritur se dera e NATO-s është e hapur për të gjithë dhe se Rusia nuk ka asnjë fuqi të vetos në këtë proces. Sekretari ka kërkuar gjithashtu edhe ndihmën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për luftimin e regjimeve totalitare si Kina dhe Rusia por kjo gjë përbën rrezik për Ukrainën

SHBA ka ofruar një ndihmë prej 150 milion dollarësh për Ukrainën në mënyrë që ti përmirësinte infrastrukturën ushtarake kryesisht mjetet e gjurmimeve ajrore pa pilot duke qënë se Ukraina shpeshherë ka qënë e kërcënuar nga Rusia për sulme të ndryshme dh aneksimin e gadishullit të Krimesë në 2014 që vazhdon të jetë një ngjarje e hapur.

Gjeorgjia po pret gjithashtu për një vendim politik të NATO-s e cila sipas ministrit të jashtëm David Zalkaliani ka përmbushur plotësisht të gjitha angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe pranimi i vendit në aleancë varet nga vendimi politik i NATO-s.

Ministri i Jashtëm gjeorgjian vuri në dukje se marrja e një vendimi politik për pranimin e Gjeorgjisë në NATO është një vendim i vështirë dhe i ndërlikuar, i cili duhet të zgjidhet me pëlqimin e vendeve të Aleancës.

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota samiti i nato-s ukraina ne nato volodymyr zelensky samiti i nato-s ukraina ne nato volodymyr zelensky

Sondazh

Poll