Bota

Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Spanjë vitin e ardhshëm, përkon me 40 vjetorin e hyrjes së vendit në Aleancën Atlant

14 Qershor 2021, 16:41 Nga DOSJA
Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Spanjë vitin e ardhshëm,

BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lajmëroi gjatë fjalimit të tij  që vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të mbahet në Spanjë pas një ftese të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.

Stolenberg e ka falenderuar për mbështetjën dhe për mikpritjen dhe është treguar entuziast për këtë gjë duke thënë;  “Ne shpresojmë të takohemi në në Spanjë në 2022”

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se ai kishte një bisedë të shkurtër me Presidentin e SHBA Biden në fillim të samitit ku ai shfrytëzoi rastin për të avancuar bashkëpunimin ushtarak dhe politik midis dy vendeve dhe për të diskutuar situatën politike dhe ekonomike në Amerikën Latine dhe ndikimi që ka pasur në migrimin në Shtetet e Bashkuara.

Përveç kësaj, është rënë dakord që Lituania do të jetë vendi mikpritës në 2023, ashtu siç  i kishte kërkuar presidenti i saj, Gitanas Nauseda.

Në ditët e fundit, burimet qeveritare kishin konfirmuar interesin e Spanjës për të pritur samitin vitin e ardhshëm, kur shënon 40 vjetorin e hyrjes së saj në Aleancën Atlantike.

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens stoltenberg pedro sánchez jens stoltenberg pedro sánchez

Sondazh

Poll