Bota

“Siri-Libi” dhe acarimi pas karikaturave të Profetit Muhamed, Macron dhe Erdogan ‘ulin armët’ në Bruksel, Pallati Ely

14 Qershor 2021, 17:04 Nga DOSJA
“Siri-Libi” dhe acarimi pas karikaturave të Profetit Muhamed,

BRUKSEL– Emanuel Macron dhe Rexhep Tajip Erdogan qëndruan ballë për ballë për 45 minuta në takimin që zhvilluan në Samitin e NATO-s në Bruksel, i pari ky pas konfliktit të madh që ndezi vendet Turqi-Francë. Pas takimit, i cili zgjati më shumë se sa ishte planifikuar, Emanuel Macron shkruante në një postim në Tëitter se ai kishte bërë një bisedë të gjatë Erdogan në mënyrë që të dyja palët të bënin përpara dhe respektonin njëri-tjetrin.

Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron i tha Erdoganit se të gjithë aleatët e NATO-s duhet të kenë një angazhim të qartë ndaj vlerave, parimeve dhe rregullave të Aleancës. Në të njëjtën kohë, ata thuhet se diskutuan nevojën për të bashkëpunuar mbi Sirinë dhe Libinë, zonat kryesore të konfliktit midis Parisit dhe Ankarasë.

“Gjatë bisedës, u bë një sqarim në lidhje me Islamin. Takimi ishte një mundësi për presidentin e Francës, për të përsëritur se Franca respekton Islamin dhe Muslimanët, se shteti laik Francez respekton të gjitha fetë. Këto janë vlerat e Republikës Franceze. diskutuan nevojën për të bashkëpunuar mbi Sirinë dhe Libinë, zonat kryesore të konfliktit midis Parisit dhe Ankarasë,”- tha një zëdhënës i Palais des Champs-Elysées.

Franca dhe Turqia kanë një numër çështjesh brenda NATO-s, të cilat janë kristalizuar veçanërisht në Mesdheun Lindor, ku Parisi ka mbështetur Greqinë kundër provokimit turk. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të mosmarrëveshjeve mbi Sirinë, Libinë dhe së fundmi, konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Nago-Karabak .

Në tetor, Erdogan vuri në dyshim “shëndetin mendor” të homologut të tij francez, duke e akuzuar atë për zhvillimin e një “fushate urrejtjeje” kundër Islamit pas publikimit të karikaturave ku shfaqej Profeit Muhamed, ngjarje që solli revolt dhe acarim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron recep tayip erdogan samiti i nato-s emmanuel macron recep tayip erdogan samiti i nato-s

Sondazh

Poll