Bota

Sot Vjosa Osmani e shkarkoi! Si nisi përplasja mes dy kushërirave, Dakës iu paralajmërua heqja nga detyra që para zgjedhjev

14 Qershor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Sot Vjosa Osmani e shkarkoi! Si nisi përplasja mes dy kushërirave,

KOSOVË– Ditën e sotme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha vendimin e shkarkimit nga detyra të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Në janar të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 14-shkurtit,  presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi shkarkimin e saj, në mënyrë që ajo të vetëdorëhiqej, veprim të cilin nuk e bëri.

Që para zgjedhjeve të fundit, mes dy kushërirave kishte pasur ‘përplasje’ pasi Osmanit s’i kishte pëlqyer moscertifikimi i listës së kandidatëve të LVV-së për deputetë në zgjedhjet e fundit, të cilët ishin dënuar në 3 vitet e fundit, përfshirë Albin Kurtin. Osmani ishte irrituar nga deklaratat e Dakës që para se të shpallte datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas Gazeta Express, Osmani kishte paralajmëruar masa, ndërsa ishte raportuar se ligji për zgjedhjet e përgjithshme i jep asaj të drejtë që ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së.

Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ-në për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ-së, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor”, shprehej Osmani në prag të zgjedhjeve.

Mbledhjen e gjatë të KQZ-së ku në fund ishte vendosur që të mos certifikohej lista e LVV-së ku bënte pjesë edhe vetë ajo, Osmani e kishte cilësuar të pahijshme.

Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës ndaj drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike”, thoshte Osmani, duke u rritur pakënaqësitë.

Sipas Osmanit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duhej të përmbushte detyrimin e saj ligjor ashtu siç është betuar, gjë të cilën Daka tha se po e bënte gjatë mbledhjes në KQZ, ku kërkoi dokumente shtesë nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, duke përmendur rrezikun se mund të shkelej ligji dhe Kushtetuta.

Për ditën e zgjedhjeve, ajo nuk kishte folur me KQZ-në, ndërsa kryetarja e organit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Valdete Daka kishte thënë se Osmani do të duhej të konsultohej edhe me ta.

Po ashtu, Osmani i kishte çuar mesazh KQZ-së që t’i organizojë zgjedhjet shpejt, ashtu siç kishte bërë në të kaluarën dhe i kishte kërkuar Valdete Dakës që të mos ankohej. Ajo kishte shtuar se në vend se të shpreh shqetësime, KQZ-ja duhet të punonte.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shkarkohet valdete daka vjosa osmani shkarkohet valdete daka vjosa osmani

Sondazh

Poll