Aktualitet

TENDERI! Hapet gara për Presidencën, sa para janë gati të shpenzojnë për ‘kushte’ dhe pajisje për media 

14 Qershor 2021, 11:31 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi që më 9 qershor, por duket se është i bindur që të vijojë ende që të drejtojë detyrën si kryetar shteti. Më 6 qershor, është hapur një tender për Presidencën që ka për qëllim plotësimin e “boshllëqeve” për mediat. 

Tenderi ka si objekt blerjën e pajisjeve për median për Institucionin e Presidentit të Republikës për vitin 2021, me një fond prej 2,166.666 lekësh. Data e mbylljes së tenderit është vendosur data 17 qershor. 

Mesa duket Meta ka besim që Gjykata Kushtetuese nuk do ta marrë parasysh vendimin e marrë me 104 vota disa ditë më parë, për ta lënë që të ushtrojë deri në fund mandatin e tij si kryetar shteti. 

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tenderi i presidences tenderi i presidences

Sondazh

Poll