Aktualitet

PARODI në FIER/ Drejtori i “Terra Oil” shan gazetaren me cigare në dorë: Mos më çaj trapin, pusho, rrini urtë se jam i

14 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
PARODI në FIER/ Drejtori i “Terra Oil” shan gazetaren me cigare

TIRANË- Edmond Bejtja, drejtori i kompanisë “Terra Oil Sëiss”, që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit, iu është sulur gazetarëve. Teksa mediat lokale bashkë me banorët po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtaj e ka humbur toruan duke ofenduar dhe thënë ‘mos ma çaj trapin’. Konkretisht, Bejtaj ka fyer gazetaren e Fax News, Fatmira Bajramaj.


Sherri me gazetaren dhe banorët:

Edmond Bejtaj: Fjalën shkatërrim nuk dua ta dëgjoj

Banorët: Shkatërrim, shkatërrim është

Edmond Bejtaj: Rrugët kanë një dëmtim, që sigurisht vjen dhe nga makinat, ne herë pas here riparojmë, siç edhe kemi premtuar

Banorët: Mos gënje, mos gënje, dje u tregove burrë, e kemi rregulluar privatisht ne rrugën

Edmond Bejtaj: Do të thosha një fjalë por nuk e meriton ta them, e kaq, rrugët do riparohen

Bajramaj: Çfarë do tiu thuash banorëve sot

Edmond Bejtaj: Me banorët po flas tashi, mos na çaj trapin shumë, rri këtu, lëre që të flasin ata

Banorët: O i paedukatë

Bejtaj: Rrini urtë, rri tashti

Banorët: Ke motra ti

Bejtaj: Lëre tashti

Banorët: E kam bërë rrugën me lekët e mia, çfarë ke bërë ti, nuk vete dot as te toka

Bejtaj: Ai aty po provokon

Banorët: Ti thua mos na çaj trapin, gjithë këta burra këtu

Edmond Bejtaj: Unë nuk iu thashë juve, i thashë asaj. Herë tjetër keni ardhur dhe ju të medias për një episod që acaroi fshatin. Hë pusho tani, unë jam i madhi këtu.

Banorët: Ti tregon trapin këtu, dhe ne jemi të paedukatë.

Debati ndodhi sot, kur banorët e Visokës dolën sot në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë për të kërkuar naftë. Bejtaj si titullar i kompanisë tha se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë ndërsa pranoi se dëmtimet e rrugës kanë lidhje me kalimin në rrugë të makinave të kësaj kompanie.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond bejtaj fatmira bajramaj edmond bejtaj fatmira bajramaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:10

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vje&...