Aktualitet

‘Nuk luftojmë për 6’/ Ministrja uli kufirin e pikëve në provim, maturantët vazhdojnë PROTESTËN: Nuk do futemi në pro

14 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
‘Nuk luftojmë për 6’/ Ministrja uli kufirin e pikëve

TIRANË– Maturantët kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për provimin e matematikës. Në Tiranë, Fier dhe Vlorë maturantët kanë dalë me pankarta në duar për të kërkuar të drejtat e tyre.

Mirëpo dhe pse ministrja është shprehur se do ulin pikët, ata sërish nuk pranojnë dhe vazhdojnë protestën. Të rinjtë janë shprehur se kjo është tallje për to.

Është e paqartë për ne. Deklaratë tallëse, nuk po luftojmë për 6’– janë shprehur disa prej tyre.

‘Kjo ka për të shkuar deri në bojkotim, ajo po kërkon që të na zbusë, por çfarë dege do të fitojmë, duke na e çuar notën nga 4 në 5?”, tha njëra nga protestueset.

‘U njohëm me vendimin e Ministres dhe e bën që të na zbusë neve. Ajo ishte një nga kërkesat, ne kemi dhe të tjera. Ne duam ballafaqim me ministren“, tha një maturante.

‘Nëse bëhemi një grup i madh që nuk pranojmë, nuk do të futemi në provim, po na digjet e ardhmja jonë”, tha një maturante tjetër.

Sot është dita e tretë e protestës së maturantëve, pasi e konsiderojnë të një niveli vështirësie të lartë testimin e matematikës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e maturanteve protesta e maturanteve

Sondazh

Poll