Aktualitet

Fishekë dhe hashash me shumicë! Kapet i riu nga Memaliaj në Tiranë, si u pikas 31-vjeçari nga “Shqiponjat”

14 Qershor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Fishekë dhe hashash me shumicë! Kapet i riu nga Memaliaj në

TIRANË– Një 31-vjeçar nga Memaliaj ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi është kapur me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të tij fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, u gjetën dhjetra doza kanabis, armë dhe para. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll