Aktualitet

Maturantët e Fierit në protestë/ Tentojnë të hyjnë në ambientet e Drejtorisë Arsimore, përfaqësuesja: Kështu po e edu

14 Qershor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Maturantët e Fierit në protestë/ Tentojnë të hyjnë

FIER– Maturantët e shkollave publike dhe jopublike në Fier dolën për herë të dytë në protestë për rishikimin e kuotave të vlerësimit për provimin e Matematikës. Ata janë grumbulluar sërish përpara Drejtorisë Arsimore në Fier në pritje të një përgjigje.

Maturantët kanë tentuar që të futen brenda drejtorisë arsimore pasi kërkojnë një përgjigje nga drejtoresha e zyrës arsimore.


Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre.

Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Me këtë sjellje e gjuhë? Nuk janë këto brezi që ne po rrisim. E keni dëgjuar vendimin e ministres? Nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime”, tha përfaqësuesja e DAR Fier.

Analizohen pyetjet e testit të Matematikës, Kushi: Ndryshon kufiri minimal i pikëve për çdo notë. Maturantët: Nesër nuk futemi në provim

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e maturanteve protesta e maturanteve

Sondazh

Poll