Aktualitet

‘Alo, u kanë hyrë hajdutët në shtëpi’/ Tentuan të vidhnin një banesë në Patos, Policia arreston në flagran

14 Qershor 2021, 09:08 Nga DOSJA
‘Alo, u kanë hyrë hajdutët në shtëpi’/

PATOS– Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për të vjedhje. Gjithçka nisi pasi në zyrën e Policisë së Fierit, mbërriti një informacion se  disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar. Menjëherë Policia ndërhyri duke arrestuar në flagrancë dy 19-vjeçarë nga Patosi me iniciale E. B. dhe N. R. Ndërsa në kërkim janë shpallur; S. H., 19 vjeç dhe K. N., 20 vjeç, banues në Patos.

“Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Stacionit të Policisë Patos, pas njoftimit të ardhur në sallën operative se në qytetin e Patosit disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar, menjëherë organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të dy prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 19 vjeç dhe N. R., 19 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H., 19 vjeç dhe K. N., 20 vjeç, banues në Patos. Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne patos patos policia e shtetit grabitje ne patos patos policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:10

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vje&...