Aktualitet

Arrestohet shqiptari i kërkuar për grabitje në Itali, ekstradohet nga Rinasi (AKUZAT)

14 Qershor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari i kërkuar për grabitje në Itali, ekstradohet

TIRANË- Policia e Shtetit njofton se është arrestuar dhe tashmë është ekstraduar në Itali, një shqiptar i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. B.Q., 41 vjeç akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese është vënë në pranga një shtetas i kërkuar në Itali, për grabitje me armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i forcimit të kontrolleve në hyrje-dalje, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana me zyrën homologe në Interpol Roma/Itali, Departamentin e Policisë Kriminale dhe DRKM Tiranë, bënë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar B. Q. alias B. S., 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Përmbledhje e ngjarjes:

Shtetasi i mësipërm akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet shqiptari ne itali rinas ekstradohet shqiptari ne itali rinas

Sondazh

Poll