Aktualitet

Ministria e Arsimit ul kufirin minimal të pikëve për çdo notë! Maturantët sërish në PROTESTË: Nesër nuk futemi në pro

14 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Ministria e Arsimit ul kufirin minimal të pikëve për çdo

TIRANË– Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, të cilët prej 3 ditësh janë në protestë, ajo e uljes së pikëzimit për notat në provimin e matematikës. Ministrja Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë.

Ministrja bëri të ditur se menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

 

‘Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.- tha Kushi.

Mirëpo dhe pse ministrja është shprehur se do uli pikët, ata sërish nuk pranojnë dhe vazhdojnë protestën. Të rinjtë janë shprehur se kjo është tallje për to madje kanë bërë të ditur se nuk do futen në provimin e ardhshëm.

Një incident ka ndodhur në Fier, aty ku maturantët kanë tentuar që të hyjnë brenda ambienteve të Drejtorisë së Arsimit. Ata kanë tentuar që të futen brenda drejtorisë arsimore pasi kërkojnë një përgjigje nga drejtoresha e zyrës arsimore. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Pas bisedimeve në zyrë, maturantët janë bindur me strukturën e re të vlerësimit dhe janë shprehur se do të futen në provimin e ardhshëm të maturës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi protesta e maturanteve evis kushi protesta e maturanteve

Sondazh

Poll