Sport

Pasi është përshëndetur me Tiranën, Batha firmos me Uta Arad në Rumani!

14 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Pasi është përshëndetur me Tiranën, Batha firmos me Uta

TIRANE – Bardheblutë e Tiranës do të kenë “fytyrë” tjetër në sezonin e ardhshëm. Pas Ernest Muçit, i cili ka kaluar që në shkurt te Legia e Varshavës, në përfundim të këtij sezoni janë larguar edhe Elton Cale e Augostin Torassa drejt Gjilanit në Kosovë.

Largimi më i fundit nga familja bardheblu, ishte ai i kapiteni Idriz Batha. 29-vjeçari pas 10 vitesh në Kategorinë Superiore, ka vendosur të provojë një aventurë të re jashtë vendit, pikërisht në Rumani te Uta Arad, ekip tek i cili luan edhe ish-mbrojtësi i Kukësit, Simon Rrumbullaku.

Detajet e kontratës që ka firmosur Batha me ekipin rumun nuk bëhen të ditura, ndërkohë që vetë futbollisti u shfaq shumë i lumtur në prezantimin e tij te skuadra rumune, duke theksuar se është gati për këtë eksperiencë të re, duke vendosur të pranojë ofertën e Uta Aradit.

Tirana provoi me të gjitha mënyrat ta mbante kapitenin e saj, duke i ofruar rinovimin, por në fund nuk ia arriti qëllimit. Mesfushori Idriz Batha ka provuar të luajë edhe më parë jashtë vendit, në Greqi me Ael Larissan, por akordi midis palëve dështoi, atëherë kur transferimi dukej një fakt i kryer.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bardheblute elton cale e augostin torassa ernest muçit idriz batha kapiteni i bardhebluve në rumani te uta arad tirana bardheblute elton cale e augostin torassa ernest muçit idriz batha kapiteni i bardhebluve në rumani te uta arad tirana

Sondazh

Poll