Politike

Nuk votoi se nuk gjeti emrin në listë, Përnaska: Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrsesi Fituese

13 Qershor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Nuk votoi se nuk gjeti emrin në listë, Përnaska: Një Parti

TIRANË– Lajla Pernaska ka denoncuar sot se emri i saj nuk ka rezultuar të ishte në listën e anëtarëve në mënyrë që ajo të votonte të preferuarin e saj për garën e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.

 Në një status në profilin e saj në Facebook, Pernaska shkruan se I qëndron binjes së saj se një parti përjashtuese nuk mund të jetë kurrsesi fituese.

“Njoftim: Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë). I qëndroj bindjes sime se: “ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese” Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj , Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj. Shqipëria do bëhet,”- shkruan Pernaska.

LAJM KRYESOR: Zhvillohet mes kritikave procesi i votimit për zgjedhjet në PD, 4 kandidatë në garë. Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi i përjashtuan, Nishani: Ka pasur kërcënime. Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë (ZHVILLIMET)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lajla pernaska zgjedhje ne pd lajla pernaska zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2021, 16:24

TELEFONIN GATI! Genc Pollo filmon votën

TIRANË– Genc Pollo, një nga emrat më në zë të Partisë Demokratike ka fotografuar votën e tij. Pollo është paraqitur në degën përkatëse dhe ka plotësu...