Politike

Akuzat e Shehajt se në Durrës po votohet me dy lista anëtarësh, Xhaferraj: Dita e sotme ishte model! Pretendimet e tij nuk q

13 Qershor 2021, 12:39 Nga DOSJA
Akuzat e Shehajt se në Durrës po votohet me dy lista

DURRËS– Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj i cili tha në orët e para të mëngjesit, se në Durrës ka dy lista votuesish.

Xhaferaj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë.

“I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pashë prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij, por pretendimi nuk qëndron. Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë. Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është tërësisht i integruar në proces të rregullt”, tha Xhaferraj.

Zgjedhje në Partinë Demokratike/ Votojnë 4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë (VJEN PËRGJIGJIA NGA GJANA)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj ferdinand xhaferraj zgjedhje ne pd agron shehaj ferdinand xhaferraj zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll