Politike

Shqipëria, në vëmendje të SHBA-ve! Blinken takon Ramën në Bruksel pas shpalljes non-grata të Berishës, i vetmi lider i B

13 Qershor 2021, 14:11 Nga DOSJA
Shqipëria, në vëmendje të SHBA-ve! Blinken takon Ramën

BELGJIKË– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duket se e ka Shqipërinë në qendër të vëmendjes. Siç edhe u bë me dije nga vetë faqja zyrtare e DASH, në orën 17:30, Blinken do të ulet në një tryezë më kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Ajo që bie në sy është axhenda bosh e Sekretarit të Shtetit. Takimi me kryeministrin Rama është i vetmi që zhvillon sot, pasi në listë nuk është asnjë takim me ndonjë lider tjetër të Ballkanit Perëndimor.

Rrth 3 javë më parë, Sekretari Blinken, shpalli non-grata ish-Kryeministrin Sali Berisha, akt që u shoqërua me një urdhër ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për ish-Jugosllavine dhe Shqipërinë. Një urdhër që paralajmëronte konfiskimin e pasurive për ata që punojnë për destabilizimin e rajonit dhe kundër demokracisë e të drejtave të njeriut.

Çfarë po ndodh mes SHBA  dhe Shqipërisë? Pse ky interesim i veçantë i administratës Biden? Ndoshta pas takimit me Ramën do të marrim vesh më shumë…

Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken edi rama rama takon blinken ne bruksel antony blinken edi rama rama takon blinken ne bruksel

Sondazh

Poll