Politike

Shkon të votojë e nuk gjen emrin në listë, Edvin Kulluri: Masakër zgjedhore nga tre komunistët, Basha, Bardhi dhe Gjana du

13 Qershor 2021, 14:24 Nga DOSJA
Shkon të votojë e nuk gjen emrin në listë, Edvin Kulluri:

TIRANË– Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri nuk e ka gjetur emrin në listë, kur ka shkuar të votojë një prej kandidatëve të cilët garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Në një status në rrjetet sociale, Kulluri ka falenderuar komisionin zgjedhor të degës së PD-së në Tiranë që e kanë lejuar të votojë pavarësisht kësaj gjëje si dhe i ka konsideruar një masakër zgjedhore votimet për kreun e ri të PD-së.

Sipas Kullurit, pas kësaj ngjarje qëndrojnë tre persona: Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana, të cilët i konsideron komunistë.

“Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike! Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD! Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!”- shkruan Kulluri.

LAJM KRYESOR: Zgjedhje në Partinë Demokratike/4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë, akuzat e Nishanit. Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj edvin kulluri gazment bardhi lulzim basha zgjedhje ne pd agron shehaj edvin kulluri gazment bardhi lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll