Politike

Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana u kërkon ndjesë atyre që s’e gjetën emrin në listë: Ka votuar 44% e anëtarësisë së PD-

13 Qershor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana u kërkon ndjesë atyre që

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka bërë bilancin e incidenteteve të ndodhura deri më tani gjatë procesit të zgjedhjeve apo të numrit të personave që kanë votuar. Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e procesit të votimeve, Gjana tha para gazetarëve se deri më tani kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%.

Ai tha më tej se në Kombinat ka shkuar një person që ka dashur të votojë me pajisje, por që më pas është larguar, Ndërsa në Sarandë tha se ka pasur problematika të vogla. 

“Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%. Nuk kemi problem të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me ‘Facebook’, na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër. Nuk është e vërtetë që ka pasur votime të shumëfishta në Vlorë, ka pasur vetëm në Sarandë. Kanë votuar mbi 19 mijë anëtarë. Në përgjithësi janë lejuar të votojnë. Pjesëmarrja deri më tani është 44 %. Është e vërtetë që ka persona që nuk e kanë emrin të listë për shkaqe teknike. Nëse nuk rezulton emri në listë, kushdo voton me kartën e anëtarësisë. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë atyre por janë lëvizje të paqëllimshme. Po të ishte e qëllimshme do t’i pengonim,”- tha Gjana më tej. 

LAJM KRYESOR: Zgjedhje në Partinë Demokratike/4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë, akuzat e Nishanit. Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhje ne pd jemin gjana zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll