Politike

“Të tretët janë dashakeqë”/ Rama firmosi marrëveshjen me Blinken, fjalët e Sekretarit Amerikan të Shtetit: Jemi mirë

13 Qershor 2021, 17:15 Nga DOSJA
“Të tretët janë dashakeqë”/ Rama firmosi

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit kanë firmosur sot marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Firmosja u bë në Bruksel, ku Rama udhëtoi për të takuar Blinken dhe pas hedhjes së firmave, të dy mbajtën nga një fjalë falenderuese.

Blinken e konsideroi këtë marrëveshje si nisjen e shumë të tjerave që mbeten për tu bërë në vijim mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ndërsa vetë Rama tha se kjo marrëveshje mes dy palëve ka shmangur të tretët që ndodnjëherë janë dashakeqë. 

Pjesë nga fjalët në takim:

Antony Blinken: Zoti kryeministër faleminderit shumë së pari që jeni sot këtu. Ç’ka është më e rëndësishme ju falenderoj për punën që kemi bërë së bashku. Mendoj që po vendosni një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, që kur bëhet fjalë për rrjetet e rëndësishme e të ndjeshme të teknologjisë, të punojmë me shitësit e besuar. Ky është një mesazh shumë i fprtë për tua dërguar dhe të tjerëve. Ç’është më e rëndësishmja, jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku, përfshirë dhe Defeder 21. Presim që të merrni vendin tuaj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje. Dhe në të gjitha aspektet, ky partneritet po bëhet më i thellë dhe më i fortë dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë.

Edi Rama: Faleminderit shumë, për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment i rëndësishëm sepse siç besoj ju e dini kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa vitesh. U kemi kërkuar edhe vendeve të tjera në rajon që të bëhen bashkë dhe që të gjithë së bashku të ndërtojmë një korridor të sigurtë komunikimi, për ta vënë në duart e qytetarëve të Shqipërisë, institucioneve e forcave të sigurisë dhe që të mos lejojmë përfshirjen e aktorëve të tretë që janë dhe dashakeqë. Është krenari për Shqipërinë të jetë krah SHBA-ve. Shpresoj që t’i bindim bashkë edhe vendet e tjera në rajon. Faleminderit.

Antony Blinken: Faleminderit. Ju po vendosni një shembull mjaft të mirë, jemi mirënjohës që ju kemi si partner dhe aleatë. Faleminderit.

LAJM KRYESOR: Rama takohet me Blinken në Bruksel, i vetmi lider i Ballkanit që ulet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, BISEDA e parë me një politikan nga Shqipëria pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Berisha

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken edi rama antony blinken edi rama

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2021, 16:24

TELEFONIN GATI! Genc Pollo filmon votën

TIRANË– Genc Pollo, një nga emrat më në zë të Partisë Demokratike ka fotografuar votën e tij. Pollo është paraqitur në degën përkatëse dhe ka plotësu...