Politike

Rama takohet me Blinken në Bruksel, i vetmi lider i Ballkanit që ulet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, fimros marrëveshjen

13 Qershor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Rama takohet me Blinken në Bruksel, i vetmi lider i Ballkanit që ulet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ky i fundit ka udhëtuar drejt Belgjikës dhe në axhendën e publikuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, shihej se numri një i DASH, ka rezervuar dhe një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Takimi u zhvillua në orën 17:30 dhe ajo që ra në sy është axhenda bosh e Sekretarit të Shtetit.

Takimi me kryeministrin Rama është i vetmi që zhvillon sot, pasi në listë nuk është asnjë takim me ndonjë lider tjetër të Ballkanit Perëndimor, duke e bërë Shqipërinë, qendrën e vëmendjes së DASH.

Pamjet e takimit mes Ramës dhe Blinken, u publikuan nga vetë kryeministri në profilin e tij në Facebook. Të dy shtrënguan duart dhe firmosën marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Pas hedhjes së firmave, të dy mbajtën nga një fjalë falenderuese. Blinken e konsideroi këtë marrëveshje si nisjen e shumë të tjerave që mbeten për tu bërë në vijim mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Ndërsa vetë Rama tha se kjo marrëveshje mes dy palëve ka shmangur të tretët që ndonjëherë janë dashakeqë, pa përmendur vende konkrete. 

Blinken e ka uruar më herët kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një letre, pak javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga DASH, ai ka përgëzuar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, ku thekson se përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE.

Rrth 3 javë më parë, Sekretari Blinken, shpalli non-grata ish-Kryeministrin Sali Berisha, akt që u shoqërua me një urdhër ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për ish-Jugosllavine dhe Shqipërinë. Një urdhër që paralajmëronte konfiskimin e pasurive për ata që punojnë për destabilizimin e rajonit dhe kundër demokracisë e të drejtave të njeriut. Ndërsa sot, vjen kaq afër Shqipërisë.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken edi rama rama takon blinken ne bruksel antony blinken edi rama rama takon blinken ne bruksel

Sondazh

Poll