Aktualitet

Mbytja e 50-vjeçarit në Velipojë/ Pushuesit dalin në protestë: Mund të kishte shpëtuar, urgjenca u vonua 1 orë

13 Qershor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Mbytja e 50-vjeçarit në Velipojë/ Pushuesit dalin në

VELIPOJË- Pushues nga Kosova kanë dalë në protestë ditën e sotme në Velipojë për shkak të mungesës të rojeve dhe ekipeve mjekësore në këtë zonë. Ata kanë marrë shkas nga mbytjen e 50-vjeçarit ditën e djeshme në Velipojë. Pushuesit teksa i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes së viktimes, thanë se nëse nuk do të merren masa në lidhje me rojet e bregdetit, ata nuk do të shkojnë më në Velipojë.

“Më së pari i shprehim ngushëllimet familjes që ka humbur të dashurin e tyre. Për ata jemi këtu për të dhënë një mesazh. Sa herë vijmë këtu kemi humbje të njerëzve. Pushteti e ka këtë detyrë. Po bëjmë apel, më tepër ne po e mbajmë shtetin se ata ne. Mos na bëni më të na shkojnë njerëzit. Ne më këtu nuk vijmë nëse nuk marrin masa”, tha një protestues.

Në tjetër protestuese tha se shkaku i vdekjes së 50-vjeçarit ditën e djeshme është për mungesë së stafit mjekësor. Ajo u shpreh se urgjenca ditën e djeshme u vonua mbi 1 orë. 

“Më ka ardhur shumë keq që ka shkuar për kujdes të mjekëve. Sepse Emergjenca është vonuar shumë. Ai ka pasur infarkt por mund të shpëtonte. Me sa di sepse isha në shezlong është vonuar më shumë se një orë. Shumë larg më duket për të ardhur Emergjenca. Këtu duhet të jenë të paktën tre Emergjenca. Duhet të ketë vrojtues sepse këtu janë të gjitha moshat, është një kohë që e frekuentojnë të gjithë edhe të vjetër”, tha një tjetër protestues.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e djeshme në Velipojë, ku një pushues i moshës 50 vjeç humbi jetën për shkak se pësoi arrest kardiak në ujë. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne velipoje proteste ne velipoje

Sondazh

Poll