Aktualitet

Aksidentoi një të moshuar me makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës. Vihen në pranga persona të tjerë për drogë dhe

13 Qershor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Aksidentoi një të moshuar me makinë, arrestohet 30-vjeçari

DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 30 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 86 vjeçar.

NJOFTIMI:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetë 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
—Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestime ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 05:48

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vje&...