Aktualitet

‘Porositë e Ramës’/ Kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros, arrestohen 4 persona në Fier (EMRAT)

13 Qershor 2021, 07:08 Nga DOSJA
‘Porositë e Ramës’/ Kryenin ndërtime pa leje në

FIER -4 persona kanë përfunduar në pranga, pasi kryenin ndërtime pa leje në plazhin e Pishë-Poros. Personat e arrestuar janë Xhimi Hasanbega, administratori i lokalit ku po kryheshin punimet, Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili, një pjesë e të cilëve ishin duke bërë llaç për të shtruar rrugën nga lokali drejt plazhit.

Ata u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

NJOFTIMI:

Kryenin ndërtim pa leje në plazhin e Pishë-Poros, bien në prangat e Policisë katër shtetas.Arrestohet në flagrancë administratori i një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas që po kryhenin punimet pa leje në tokë publike plazh. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, kanë konstatuar një ndërtim që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Xh. H., 45 vjeç, banues në Tepelenë (Administratorë i lokalit).Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, shtetasit G. T., 47 vjeç, A. K., 41 vjeç dhe E. S., 28 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander kopili edmond silo genci toska ndertime pa leje ne fier xhimi hasanbega aleksander kopili edmond silo genci toska ndertime pa leje ne fier xhimi hasanbega

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 05:48

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vje&...