Aktualitet

Ndërtim paleje, bien në pranga 2 pronarë lokalesh në Tiranë

13 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Ndërtim paleje, bien në pranga 2 pronarë lokalesh në

TIRANË- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për shkak se dyshohet se po ndërtonin paleje. Në njoftimin e policisë thuhet se personi me iniciale A.O 49 vjeç është konstatuar nga policia duke ndërtuar paleje në lokalin e tij në rrugën ‘Ymer Kurti’. Personi tjetër i arrestuar është me iniciale G.l 49 vjeç, i cili gjithashtu është konstatuar duke kryer ndërtime paleje në lokalin e tij në Bastar Murriz.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje. Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ndertim paleje arrestohen 2 persona ndertim paleje

Sondazh

Poll