Aktualitet

Lojëra fati, kanabis, vjedhje dhe zjarrëvënie me qëllim! Shtatë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet për operaci

13 Qershor 2021, 07:38 Nga DOSJA
Lojëra fati, kanabis, vjedhje dhe zjarrëvënie me qëllim!

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi 3 ambiente në pronësi të G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Në pranga ka rënë dhe O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. I arrestuar është dhe një 28 vjeçar, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj.

NJOFTIMI:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç (vëllezër) dhe D. K., 21 vjeç, pasi në 3 ambiente në pronësi të shtetasve G. S dhe A. S., përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojrave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Më datë 12.06.2021, në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 05:48

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vje&...