Aktualitet

PËRGJAKEN rrugët! Aksident i dyfishtë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, 5 persona mbeten të plagosur, mes tyre foshnja 10-mua

13 Qershor 2021, 07:31 Nga DOSJA
PËRGJAKEN rrugët! Aksident i dyfishtë në aksin Fushë

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë Tiranë. Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një foshnje 10 muajshe.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Opel”. Dy pasagjerët në mjetin tip “Opel” që dyshohet të jenë fëmijë dhe V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

Aksidenti ka shkaktuar radhë mjetesh në këtë aks rrugor, që është një nga më problematikët sa i takon aksidenteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 13.06.2021, në orën 08:55, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, shtetasi A. V., duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A. D., e për pasojë janë lënduar 2 pasagjer në mjetin tip “Opel” dhe shtetaset V. H., 27 vjeçe dhe A. H., 21 vjeçe pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje tirane aksident ne fushe kruje tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Qershor 2021, 05:48

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vje&...